15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Theu xhamat e autobusit të “Xhebrailave”, përfundon në ndalim policor i mituri nga Llapi

Veprimet e dhunshme dhe huligane të tifozëve pas derbit të djeshëm mes Llapit dhe Ballkanit çuan në arrestimin e 21 prej tyre, të cilët përfunduan në Polici, si të dyshuar për disa vepra penale. Përleshja që ndodhi pas ndeshjes shkaktoi tensione të mëdha në qytet, për çka u desh intervenimi i Policisë..

Detajet e arrestimit të tyre, Sinjali i ka publikuar sot, teksa burimet kanë bërë me dije për prangosjen e një të mituri, që dyshohet se dëmtoi autobusin e grupit të tifozëve “Xhebrailat”.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari është një 17-vjeçar, i cili po dyshohet se me një mjet të fortë ka thyer të gjithë xhamat e autobusit, në shenjë revolte për atë që ndodhi pas ndeshjes.

Dëmi që dyshohet se shkaktoi kap vlerën e rreh 9 mijë eurove, çka i kushtoi të miturit me ndalim policor. Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i dyshuari është intervistuar dhe më pas u dërgua në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Të njëjtat burime thonë se i mituri do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img