11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Shkup, kapet duke vjedhur

Një vjedhje e regjistruar në një qendër tregtare gjatë ditës së djeshme, njoftojnë nga MPB.

Sipas informacioneve, më 12 mars 2023 në ora 18:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër, kanë arrestuar F.R.(49) nga Republika e Kosovës.

“Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje rreth orës 17:30 në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, gjatë së cilës i ka marrë një send personal nga xhepi B.B.(25) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup.

Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img