23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Politikani gjerman i reagon ashpër Borellit: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE me kushte ruse?

Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq.

Deputeti gjerman ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Butikofer tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.

“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritura nga Milos Vuçeviq i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, shkruan politikani gjerman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img