23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Ballafaqimi i parë Kurti-Vuçiq pas Ohrit, asnjëri nuk ka pritshmëri të mëdha

Pritjet nuk janë të mëdha nga takimi i nivelit të lartë në kuadër të rundit të ri të dialogut, i cili po mbahet në një atmosferë të tensionuar pas zgjedhjeve të bojkotuara në veri të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vetëm tundi kokën një ditë më parë kur u pyet se çfarë priste, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do të lejojë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të jetë një formë e re e Republikës Sërpska.

Edhe Vuçiq edhe Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre Bruksel, por asnjëri nuk ka pritshmëri të mëdha. Nga ana serbe pritet diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë sere ndërsa pala kosovare presin që temë të jetë fati i të pagjeturve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kurti: S’lejojmë krijimin e Republikës Sërpska në veri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.

Kështu është shprehur ai për mediumin kroat “Hina”, në prag të raundit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqitnin në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërkohë lidhur me draft-statutin e Asociacionit, që është paralajmëruar të prezantohet sot, kryeministri Kurti ka thënë se nuk e ka parë atë.

“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqitnin në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë disa herë ka përsëritur  se nuk ka nënshkruar dhe nuk ka pranuar asgjë, por se, siç pretendon ai, Serbia do ta zbatojë marrëveshjen deri në një kufi.

Për Serbinë vijat e kuqe tashmë janë të qarta, pasi fillimisht ata kanë kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të vazhduar tutje me marrëveshjen, pasi sipas tyre kanë kaluar 10 vjet nga kjo marrëveshje për Asociacionin, dhe Kosova nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë në orën 18:00 dhe siç është bërë e ditur do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/një diskutim mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img