23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

“Do të vras”, jepet dënimi për shqiptarin që dhunonte dhe kërcënonte me jetë gruan në Itali

Me me dy vite burg është dënuar 37-vjeçari shqiptar Besnik Rreshka në Itali, pasi u shpall fajtor se ka dhunuar dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar. Çifti jetonin në Vicena.

“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img