21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Flet babai i Alma Arrazit: I kemi marrë masat

Azem Bushati, babai i Alma Arrazit (Bushati), e cila u vetëflijua bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur pasi u hodh në Lumin Bunë, në gjendje të rënduar emocionale ekskluzivisht për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se shpesh herë i kishte kërkuar të bijës që të ndahej.

Azem Bushati: “Nuk është gjë  e vogël që të përcjellësh 4 kufoma. Jemi në gjendje nuk e di si ta them, nuk më dalin fjalët. Nuk e kam mendjen. Kunati ka thënë kam blerë 4 arkivole, po goca ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë. Gocën time do ta marr ta varros në Durrës, te nëna e vet. Nuk kemi njeri në Shkodër ne”.

Odeta Dume: Ju kishte treguar që kishte probleme me burrin?

Babai: Patjetër.

Odeta Dume: Pse s’kishit marrë masa që ta largonit vajzën nga ajo familje?

Azem Bushati: I kemi marrë masat, i kemi thënë që çdo ka marrë fund, duhet ta kuptosh diçka të tillë. Lërë dhe eja në shtëpi. Nuk je as e para as e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img