23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti u drejtohet serbëve në gjuhën serbe, tregon si ta bëjnë konvertimin e patentë shoferit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në ato zyrtare të Kosovës.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti ka dalë me një videomesazh në rrjetin social “X”, ku u është drejtuar qytetarëve serb në gjuhën serbe.

Ai ka treguar edhe dokumentet e nevojshme për pajisje. 

Veç kësaj, aplikimi duhet të dorëzohet në Qendrën për Pajisje me dokumente.

“Qeveria jonë ka nxjerrë një vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në ato të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme.” – ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img