21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

A u informua Albin Kurti për ekzistencën e UÇK-së nga Arian Konomi i ‘Përputhen’?

Në një emision televiziv, gazetari Arian Konomi bëri bujë me një deklaratë, ku tha se ishte ai që e kishte njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ish-deputetin, Bujar Dugolli për ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishte Fadil Ismaili që më kishte gjetur në Stacionin e Autobusëve dhe nuk më la, bujta atë natë tek familja e tij. Ai pastaj më krijoi kontaktin që unë do të takoja Albin Kurtin. Me Albinin u takuam. Ai ishte personi që së bashku me Bujar Dugollin po drejtonin protestat dhe iu thash atyre që duhet të gjej UÇK-në. Natyrisht, ata nuk kishin idenë shumë të UÇK-së dhe më pas, pastaj kur erdha nga Drenica, Albin Kurtit dhe Bujar Dugollit u tregoja unë për UÇK-në, për Drenicën, për Llaushën, për Rezallën”, deklaroi Konomi.

Por, bazuar në deklaratat publike të Kurtit duket se më i besueshëm është versioni se ai për ekzistencën e UÇK-së ka mësuar nga Adem Demaçi. Ka qenë vartës i tij në Zyrën e Udhëheqësit Politik të UÇK-së. Asnjëherë në deklaratat e tij publike nuk ka përmendur Arian Konomin si informues të tij për ekzistencën e UÇK-së.

Madje, Kurti figuron edhe në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është personi më i famshëm në Kosovë, që kritikohet si veteran i rrejshëm dhe që i kërkohet dorëzimi vullnetar i kartelës së veteranit të UÇK-së.

Bujar Dugolli, bashkëpunëtor i Kurtit në Lëvizjes Studentore, i ka reaguar ashpër Konomit. Dugolli për Insajderin ka thënë se Konomit mund t’i jetë dëmtuar kujtesa.

“Atij mund t’i jetë dëmtuar kujtesa dhe nuk i kujtohen gjërat mirë. Por unë mendoj se kushdo që e njeh veprimtarinë time dhe e dinë se unë për ekzistimin e UÇK-së dhe kontaktet me grupin e parë të Drenicës i kam prej 1992 prandaj të thotë dikush se nuk e ka ditë z.Dugolli por edhe bashkëpunëtorët e tij për UÇK-në mendoj që është një shkarje e madhe sepse s’ka të bëjë asgjë me realitetin”, ka deklaruar Dugolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img