21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosova jashtë agjendës së Komitetit të KiE, Musliu-Shoshi: Për Kurtin me rëndësi është propaganda

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka bërë të ditur se Kosova sot nuk arriti të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet më 16 dhe 17 maj.

Musliu – Shoshi bëri të ditur se kjo mbledhje do të vazhdojë edhe ditën e martë, më 14 maj, teksa tha se në ditët në vijim, procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë.

“Sidoqoftë, edhe një shancë për Kosovën, por fatkeqësi është që kemi një kryeministër që çdo veprim e ka në peshoren e kalkulimit elektoral, pavarësisht interesit të Kosovës”, shkroi Musliu – Shoshi.

Ajo më tej vazhdoi kritikën për Kurtin duke thënë se për të, me rëndësi është propaganda, vota dhe pushteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img