21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Guterres u bën thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë marrëveshje armëpushimi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje që do të “ndalonte vuajtjet e padurueshme të palestinezëve në Gaza dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre”.

Ai ka thënë se nevojitet një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh dhe u shpreh se Izraeli duhet të ndalojë çdo përshkallëzim në Rafah, njofton CNN.

“Do të ishte tragjike nëse javë të tëra aktiviteti intensiv diplomatik për paqen në Gaza nuk do të jepte armëpushim. Asnjë lirim të pengjeve. Dhe një ofensivë shkatërruese në Rafah,” tha ai.

Guterres tha se ai ishte i shqetësuar nga aktiviteti i ushtarak i Izraelit në Rafah dhe bëri thirrje që të dy kalimet Rafah dhe Kerem Shalom të rihapen për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img