23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Qeveria Kurti i degradoi raportet me ndërkombëtarët; KiE t’i njohë të arriturat e Kosovës që para pavarësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e tretë të kryesisë, nga ku shprehen keqardhje se sipas tyre, Qeveria Kurti, me mospunën e saj i ka degraduar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Në njoftim thuhet se LDK-ja pret nga Këshilli i Evropës që t’i njeh të gjitha të arriturat demokratike të Kosovës që nga para shpalljes së pavarësisë dhe ta anëtarësojë Kosovën në KiE.

“Fatkeqësisht, raportet e institucioneve prestigjioze si Departamenti i Shtetit Amerikan, Freedom House dhe të tjerë konstatojnë korrupsionin e lartë të kësaj Qeverie, ndërhyrjet në institucionet e gjyqësorit, sulmet ndaj medieve dhe gazetarëve dhe një varg shkeljesh e dështimesh të cilat LDK i ka ngritur me kohë në Kuvendin e Kosovës duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndalë popullizmin dhe të kultivojë e avancojë marrëdhëniet ndërkombëtare të ndërtuara me shumë zell ndër vite”, thuhet në njoftim.

Më tej, LDK-ja tha se kanë përcjellur me shqetësim investimin institucional të Kosovës në përçarjen e shqiptarëve në rajon.

“LDK riafirmon qëndrimin e saj për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare duke besuar në kapacitetet e tyre dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e tyre politike apo ndërpartiake”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje, bëhet e ditur se u fol edhe për mobilizimin e LDK-së, ku tha se takimet dhe aktivitetet e tyre po vazhdojnë për të diskutuar me secilin qytetar rreth programit politik “Rruga e Re”, e që sipas tyre, ofron zgjidhje për hallet e përditshme të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img