19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës

Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, mbaron pak para mesnatës.

Deri më tani, sipas KSHZ-së, ende askush nuk ka dorëzuar ankesë për procesin zgjedhor. Sipas procedurës, për ankesat e dorëzuara, KSHZ është e detyruar të marrë vendim në afat prej 72 orëve, ndërkaq të pakënaqurit me vendimin e KSHZ-së për ankesën mund të drejtohen në Gjykatën Administrative, e cila duhet të vendosë në 48 orët e radhës.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbahet të dielën në mesditë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, deri më 28 maj duhet të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, e cila duhet të zgjasë më së shumti tre ditë dhe duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit. 10 ditë pas konstituimit të kuvendit, presidenti i shtetit është i obliguar që ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img