13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja e Astrit Ademaj, PDK në Pejë vendos të mos ketë kandidat tjetër në këto zgjedhje

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë, pas vdekjes tragjike të kandidatit të tyre për kryetar në këtë komunë, Astrit Ademaj, ka marrë vendim që të mos ketë asnjë kandidat tjetër për të parin e Pejës në zgjedhjet lokale 2021.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Haliti.

Kujtojmë se mbrëmjen e 8 shtatorit nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur Astrit Ademaj kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e kaluara.

Nga të shtënat me armë i plagosur mbeti edhe vëllai i Astritit, Avnia i cili aktualisht gjendet në paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img