23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria zbardh detaje të reja për rastin e vrasjes në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Bakush Veselit, 50-vjeçarit me origjinë nga Komuna e Bujanovcit. 

Tre të arrestuarit për vrasjen e Bakush Veselit të dielën mbrëma në Gjilan, sipas cilësimit të prokurorisë dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’, raporton Insajderi. 

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Themelore e Gjilanit, në një përgjigje për Insajderin.

Të dyshuarit rrezikojnë të mbesin në paraburgim për një muaj.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Liridona Xheladini.

Veseli, 50-vjeç, u vra rreth orës 19:45 të së dielës në një kafiteri në afërsi të parkut të qytetit në Gjilan.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për rastin e vrasjes, ka thënë policia të hënën në mëngjes në një komunikatë për media.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë policia.

Siç raportuan mediat të dielën, vrasja dyshohet të ketë ndodhur shkak i mosmarrëveshjeve për çështje pronësore mes dy palëve. /Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img