17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon megaoperacioni “Tempulli 2” në Tiranë, 75 të ndaluar

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” , Policia në Tiranë ka prangosur një 36 vjeçar, kështu duke e çuar në 75 numriin e të ndaluarve.

“Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram “heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund”, njofton Policia e Shtetit.

Bëhet e ditur poashtu se po vazhdon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, theksohet më tej në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img