17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e Kurti viktimë

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, janë përfshirë në debat të ashpër rreth UÇK-së.

Tahiri tha se Kurti ishte viktimë e luftës ndërsa ish lideri i PDK-së Hashim Thaçi ishte çlirimtar. Kurse, Konjufca i tërhoqi vërejtjen Tahirit që mos të përdor deklarata të tilla.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se dialogu me Serbinë e ka përjetuar barazinë në trajtimin e palëve sa i përket edhe luftës.

Kurti tha se kjo është bërë shumë herë më herët, e jo nga ai.

Albelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke e vazhduar një dialog dhe është duke e respektuar një marrëveshje që është arritur para 5 ose 6 viteve. Tahiri i bëri thirrje që mos me u zmbraps prej këtij vendimi.

Sipas Tahirit, Kurti ishte viktimë ndërsa Thaçi fitimtar i luftës.

“Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, tha ai.

Kurti tha se kur ka folur për respektimin e marrëveshjeve të Brukeslit, ka folur për atë që Serbia është ajo e cila e ka kundërshtuar zbatimin dhe respektimin edhe të atyre që i ka nënshkruar vetë.

“Pra në raport me Serbinë unë përmendi respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve. Në shtet-ndërtimin tonë demokratik, problemi që është instaluar në raport me UÇK, është se ajo është lënë jashtë deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës së republikës. Ju mund të keni dëshirë që unë të kem komplekse, por nuk kam”, tha Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tërhoqi vërejtjen Tahirit për deklaratat e bëra.

“Ju tërheq vërejtjen se është e turpshme dhe nuk i takon Kuvendit të dëgjojmë dallime të tilla në Kuvend. Ndarja e asaj çka na ka ndodh gjatë luftës, në viktima të pa vlera dhe në luftëtar me shumë vlera, kjo nuk duhet të lejohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të jetë në gojën e deputetëve që janë zgjedh me votën e qytetarit”, tha ai.

Sipas Konjufcës, në Kosovë ka mijëra viktima që i kanë përjetuar krimet e Serbisë e nuk e kanë zgjedh me i përjetuar ato.

“Ky ishte gabim i madh, të lutem mos me përsëritet më në Kuvend”, tha ai.

“Zoti Tahiri s’po di sa votues i ka PDK-ja, por ti kishe me qenë i fundit me fol për vlerat e UÇK-së. Ka plotë në PDK tjerë që munden me tregu kush është luftëtar i paepur e kush është UÇK e çka është UÇK, po ti ma merr menja në listë i fundit duhet e qenë”, tha Konjufca.

E Tahiri, tha se ai është prej të parëve që mund të flas.

“Nuk mundesh me bo cilësime të tilla dhe keqpërdorime të tilla, mos e keqpërdor foltoren”, tha Tahiri.

“Kisha pas qejf kryeministër ti me kanë ushtar, asnjëherë nuk t’kemi pa në uniformë, asnjëherë nuk të kemi pa në zonat e luftës, as nuk t’kemi pa t’u fol në emër të UÇK-së. Ke përkthy për një njeri shumë të madh siç është zoti Adem Demaçi”, tha Tahiri.

Kryeministri i kishte thënë Tahirit se ka qenë sekretar i Adem Demaçit dhe se ai ishte pjesë e luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img