19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Stradivarius hap dyert e dyqanit të ri në Prishtian Mall

Dyqani i ri i Stradivarius ndodhet në qendrën tregtare dhe argëtuese Prishtina Mall, në qytetin e Prishtinës. Objekti ka një sipërfaqe totale prej 600m2, nga të cilat 425m2 janë të dedikuara për shitje. Dyqani përmban konceptin e ri të dyqanit WAVE, duke demonstruar përkushtimin e markës ndaj inovacionit dhe dizajnit. 

Teksturat e mureve shfaqen në një gamë të ngjyrave si e bardhë, gri, okër dhe bezhë, të cilat përzihen me dyshemenë në të njëjtin tonalitet.Orenditë me forma dhe përfundime të rrumbullakosura, varen nga tavani për të krijuar një hapësirë të pastër me një estetikë minimaliste, ku koleksionet zënë vendin në qendër. WAVE kërkon përdorimin vetëm të materialeve natyrore, si çimento gëlqere me origjinë minerale, e cila përdoret në mure të ndryshme për të krijuar teksturë. Një nga risitë e rëndësishme të estetikës WAVE është se perdet e dyqanitjanë 100% të riciklueshme, të krijuara duke përdorur mbetje të industrisë së tekstilit. Zonat e tjera, si dyshemeja, përmbajnë midis 30%-35% material të ricikluar të marrë nga përdorimi dhe ripërdorimi i materialeve industriale. 

Ndriçimi LED, i përdorur në secilën prej hapësirave për të siguruar ndriçim të qëndrueshëm në të gjithë dyqanin, është në përputhje me kriteret eko-efikase të Grupit Inditex. Dyqani është gjithashtu i lidhur me platformën e brendshme Inergy, e cila ofron monitorim të centralizuar për të siguruar që klimatizimi dhe instalimet elektrike të funksionojnë në mënyrë efikase. 

Si pjesë e angazhimit social dhe mjedisor të Stradivarius-it, hapesira do të ketë gjithashtu kontejnerë për programin e mbledhjes së veshjeve të përdorura, i cili është krijuar për të zgjatur jetën e përdorimit të rrobave. 

Kur bëhet fjalë për inovacionin dhe shërbimin ndaj klientit, dyqani ofron një shërbim ‘’Kliko & Mblidh’’ dhe Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Aksioneve (SINT), i cili lejon të bëhet i gjithë inventari i disponueshëm për shitje si në dyqan ashtu edhe online.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img