16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zhvillime të reja pritet të nisin të martën në kuadër të bisedimeve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nesër, në Bruksel, Bashkimi Evropian do t’i mbledhë në takim dy kryenegociatorët e palëve, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në lidhje me këtë takim, është deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas Stanos, BE është e gatshme që të bëjë trysni mbi palët që të fillohet me procesin e implementimit të ujdisë së Ohrit, për të cilën ranë dakord dy liderët, Kurti dhe Vuçiq.

Ai deklaroi se pikërisht nesër, në takimin Bislimi-Petkoviq, do të diskutohen hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, deklaroi Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars, në Ohër, u dakorduan për marrëveshjen me bazë propozimin evropian, i cili i hap rrugë normalizimit të raporteve mes dy shteteve.

Marrëveshja drejt normalizimit, ndër të tjera, parasheh respektimin e ndërsjellë të pavarësisë, autonomisë dhe integritetin territorial, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Serbia merr përsipër të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërkaq marrëveshja parasheh edhe njohjen reciproke të targave, simboleve, dokumenteve, diplomave dhe vulave doganore.

Gjithashtu, në marrëveshje është paraparë edhe një “aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë”, gjegjësisht, një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Ky propozim është mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img