19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00”.

Ndërkaq, në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

“Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media”, bëhet e ditur në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img