15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Shteti ua tregon dhëmbët hajnave të pulave, shkatërrohen dy “grupe kriminale”

Organet e drejtësisë brena pak ditësh kanë treguar efikasitet në dënimin e dy “grupeve kriminale” që kanë vjedhur pula.

Në rastin e parë, gjykatësit e Gjykatës Themelore në Gjilan kanë dënuar dy të dyshuar me tre muaj burgim, pasi kanë vjedhur katër pula dhe një gjel.

Dy të akuzuarit A.H. dhe Q.H., janë dënuar pasi kanë pranuar se kanë blerë katër pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., për të cilat kanë mundur ta dijnë paraprakisht se janë të vjedhura.

Dënimi ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohet nëse ata në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryejnë vepra të tjera penale.

Ky aktgjykim është shpallur më 16 prill të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, në seancën fillestare, pasi dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 21 shtator 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj A.H. dhe Q.H., me arsyetimin se në maj të vitit të kaluar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dy të akuzuarit në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete kanë blerë, fshehë katër copë pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., në vlerë prej 5 euro secilën pulë, të cilat të pandehurit T.A. dhe K.I., i kishin vjedhur në kotecin e të dëmtuarit P.S.

Kurse në rastin e dytë tre të dyshuar nga Prizreni janë dënuar me nga 750 euro gjobë, për vjedhjen e një pule.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim i’a dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img