16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Rama thirrje qytetarëve: Mos e ndezni barin e thatë e hamulloret sepse po rrezikoni gjallesat e shtëpitë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalur me njoftim për qytetarët që të kenë kujdes të mos ndezin bari e thatë sepse po rrezikoni jetë gjallesat në natyrë dhe mund të shkaktojnë dëme në shtëpi.

Rama tutje ka treguar se Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca janë duke u kujdesur që të shuajnë zjarret.

“Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit.

Ju lutemi qytetarë të keni kujdes, MOS E NDEZNI BARIN E THATË, MOS I DIGJNI HAMULLORET sepse rrezikoni jetë, rrezikoni gjallesat në natyrë, mund të digjni shtëpi”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img