19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Pastrohen rrugët në hyrje-dalje të Prishtinës, komuna dhe MMPHI-ja dakordohen që ky aktivitet të vazhdoj edhe në javët tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot rrugët e kryeqytetit janë pastruar.

Rama ka shkruar në Facebook që rrugët hyrëse “u fshinë e lanë me ujë”.

“Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan aksionin e pastrimit të hyrjeve të Prishtinës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dakorduan që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka thënë se sot ishte një super ditë.

Edhe Musliu ka njoftuar për dakordimin me MMPHI që edhe në javët e tjera të ketë  mobilizime të tilla për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale që ndërlidhen me hyrjet/daljet e kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img