8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Parandalohet kontrabanda me cigare në rajonin e Vitisë

Dje, në rajonin e Vitisë, njësia e Task-Forcës Lindje është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 500 pako cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20 mijë euro.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img