23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se në vitin 2023 janë njoftuar për një politikan, të cilit nuk ia përmendi emrin në emision, se ka 5 milionë euro në një bankë në Zvicër.

Ai theksoi se këtë e kishin kuptuar nga një Organizatë Joqeveritare, e cila ishte informuar pasi kishin rrjedhë të dhënat nga banka.

“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me i verifiku e i kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftu nga një OJQ që një politkan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës në Kallxo Përnime.

Buleshkaj përmendi edhe deklarimin e pasurisë nga politikanë e profesorë universitarë. Ai tha se kanë vërejtur se shumë zyrtarë kanë deklaruar shuma të mëdha të të hollave dhe pronave.

“Nga deklarimi i pasurisë ka mjaft shumë zyrtarë që kanë deklaruar shuma të mëdha qoftë të të hollave apo edhe të pronave”- tha ai.

Buleshkaj tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ndër vite ka dorëzuar numër të madh të kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve të cilët nuk kanë deklaruar drejt pasurinë e tyre.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit theksoi në se regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë të cilët janë publikuar në muajin prill, kanë hasur në raste kur profesorë universitarë dhe politikanë e kanë deklaruar këstin e kredisë aq sa e kanë pagën e tyre.

Buleshkaj theksoi se institucionet bankare kanë nënvizuar se nuk aprovojnë kredi më këst më të lartë se 60% e pagës së një klienti.

“Ka një numë të madh të profesorëve dhe politikanëve që këstin e  kredisë e kanë sa paga e tyre. Neve na është thënë që bankat nuk aprovojnë kredi që 60% rata është me e madhe se rroga” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img