9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja finlandeze: T’i hiqen masat Kosovës, të mos i kushtëzohet anëtarësimi në KiE

Tytti Tuppurainen, deputetja e Finlandës, njëherësh edhe pjesë e delegacionit nga Këshilli i BE-së – Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB), ka folur për takimet dje që ka pasë me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Me anë të postimeve në platformën X, ajo ka theksuar se Këshilli i Evropës nuk duhet t’i vendosë Kosovës më shumë parakushte për anëtarësim.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla. Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka thënë Tuppurainen.

Kurse, për takimin me Bislimin, ajo ka theksuar se Kosova ka punuar dhe po punon mjaftueshëm në procesin e dialogut.

“Kosova ka bërë shumë progres në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shtet sovran të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

“Ne duhet të vlerësojmë në mënyrë të barabartë gjendjen e dialogut të Prishtinës me Beogradin. Masat e njëanshme kundër Kosovës duhet të hiqen”, ka thënë Tuppurainen. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img