17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Osmani falënderon deputetët evropianë për mbështetjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen.

Ajo e falënderoi edhe presidenten e PE-së, Roberta Metsolën, që ngriti zërin për popullin e Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka theksoi Osmani.

“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, theksoi ajo.

Kjo legjislaturë e Parlamentit Evropian e ka përfunduar mandatin.

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropianë, do t’i drejtohen kutive të votimit.

Procesi zgjedhor do të mbahet nga 6 deri më 9 qershor, ku ata do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img