18.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Nesër në Kuvend shqyrtohet projektligji për legalizimin e armëve

Kuvendi i Kosovës, në seancën e së enjtes, që nis në orën 10, do të ketë në rend dite 9 pika diskutimi.

Në mesin e këtyre pikave është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Ky është rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img