23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Myrto Uzuni shënon në barazimin e Granadas ndaj Almerias

Granada dhe Almeria kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 25-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 1:1.

Almeria kaloi e para në epërsi me golin e Marc Pubill (9’).

Vendasve një pikë nga kjo përballje ia siguroi sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni (75’).

Për 28-vjeçarin ishte ky goli i tij i shtatë në elitën e futbollit spanjoll. Ai ka edhe një asistim gjithashtu.

Si zakonisht, edhe sonte Uzuni ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen.

Granada pas këtij barazimi ka 14 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e parafundit (19).

Almeria është e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img