16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

“Manipulon; e padijshme”, Statovci ia kthen Lamës: E ke tregtuar votën për presidentët

Alma Lama në cilësinë e analistes e ka komentuar një deklaratë të deputetes së Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e cila ditë më parë i kishte lënë meritë, Gani Jakupit, këshilltarit të ministres Donika Gërvalla, për njohjen e pasaportave nga Spanja.

Për këtë Lama e ka quajtur Statovcin të padijshme dhe manipuluese pasi që sipas saj në vendimin e Madridit zyrtar s’mund të ndikonte as Amerika.

Pas kësaj është Statovci që ka reaguar, duke ia përmendur Lamës periudhën sa kishte shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Itali.

“Mbase shoqja Ambasadore beson se dija d.m.th sa e shkathtë je me e bo pazar dinjitetin, besimin e përbetimet me votën e deputetes për presidentët. Nuk është se e ka tregtuar keq votën, gjykuar sipas sjelljeve plot krekosje të saj në pozitën e Ambasadores”, ka shkruar Statovci.

“Por sa keq që e kanë pas tradhtuar në pazar kur kanë pas shkarkuar dhe e lanë pa kredibilitet e pa pozitë. Të shkëlqen përjetësisht dija mbi tregtinë shoqja Ambasadore. Më fal, shoqja ish-Ambasadore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img