12 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Ky është komenti i Ilir Dajës, pas barazimit të Ballkanit me Gjilanin

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e mbetur nga java e 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll pa fitues dhe pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Kampioni në fuqi i Kosovës, e kalon kësisoj ndeshjen e katërt radhazi kampionale pa shënuar fitore (2 humbje, 2 barazime).

Ndërsa trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se rezultati më i drejtë sot ishte barazimi.

“Rezultati më i drejtë ishte barazime. Kemi paraqitje historike në Evropë. Kemi dy humbje dhe katër barazime këtë stinor. Me gjithë këto ndeshje, me gjitha lëndimet, kemi mbyllur një stinor më mirë sesa ai i sezonit të kaluar. Sot na mungonte pothuajse një formacion i tërë”, tha Daja.

Tani, Ballkani dimëron si kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar me 40 pikë, gjashtë më pak se Llapi e Drita që mbajnë pozitat dy dhe tre.

E pikërisht këto tri skuadra pritet ta thonë fjalën e fundit për kampion, në një pranverë që po pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img