23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Raportimet se pati vjedhje në zyret e UNMIK-ut, Elshani: Policia gjeti dritaret e thyera

Media serbe që operon në veri të Kosovës “Kosovo-online” raportoi se në veri janë thyer dhe vjedhur zyret e UNMIK-ut se janë vjedhur gjësende të zyreve si dhe një frigorifer, ndërkaq Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për të njëjtën media se policia gjeti “dritaret e thyera” në zyret e UNMIK-ut në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Elshani tha se nuk kanë informacione ende se çfarë është vjedhur në ato zyre. “Ne ekzaminuam të gjitha, por s’e dimë çka ka pasur brenda. Nuk kemi informacione përveç asaj se çka është raportuar, nuk e di”, ka thënë ai.

Në një përgjigje me shkrim nga UNMIK-u për këtë media thanë se “kanë shprehur shqetësim” te autoritetet kosovare rreth “hyrjes së pauatorizuar në ndërtesat e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img