21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja

Me t’u kthyer nga Zvicra, ku kishte qëndruar gjatë kësaj jave për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Stomatologjisë.

Aty, përveç bashkëbisedimit me stomatologët, bëhet e ditur se ai u njoftua nga afër edhe me tri shërbimet e reja në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, të cilat janë fiksimi i protezave, oksiduli i azotit dhe implantologjia, e që kanë filluar në më pak se një vit.

Ai vlerësoi lartë shërbimin cilësor e pritjet e shkurta të pacientëve, derisa stomatologët i falënderoi për punën e angazhimin e tyre.

Kurti gjithashtu vizitoi Emergjencën dhe Klinikën e Kirurgjisë dhe Ortopedisë, për t’u njoftuar edhe një herë me gjendjen e 13 pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, të cilët i kishte vizituar edhe fundjavën e kaluar, në ditën e aksidentit.

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”, tha kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img