12.2 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla për mediumin ukrainas: Ideja e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme, çon në luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ri përcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, një ide e tillë është e rrezikshme.

“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re,” tha ajo për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Gërvalla shtoi tutje se Kosova nuk ka probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe, por me qeverinë e Serbisë.

“Ne nuk kemi probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe. Ne jemi një vend demokratik dhe jemi të gatshëm t’i respektojmë të drejtat e tyre. Në vend të kësaj, kemi probleme me qeverinë serbe dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, për të cilin situata rreth serbëve të Kosovës është një mjet për të ruajtur pushtetin e tij”, thotë Gërvalla-Schwarz.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img