11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur në trotuar një person në Malishevë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img