15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut del sot para gjykatës

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas pak pritet të fillojë seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.

Në këtë seancë, do të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.

Kjo seancë do të mbahet tek gjyqtarja e procedurës paraprake, Violeta Namani.

Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Ndryshe, Krasniqi është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve që janë kryer nga njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img