15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Konjuca: Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit s’është në interes të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës me qenë funksional ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror nëse një institucion nuk është i Kosovës në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai.

Ai tha se tek ky ekip nuk është problem vetëm sjellja dhe papërgjegjësia e tyre karshi institucioneve të Kosovës, por edhe kryesimi i tij nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën ajo s’ka ka me prezantua hiq”, tha ai.

Këto komente kryetari i Kuvendit i bëri pas një tryeze diskutimi të organizuar nga IKD lidhur më punën e Kuvendit të Kosovës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img