11.4 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Javën e ardhshme hapet konkursi për inspektorë të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të hapet konkursi për inspektor të arsimit, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat.

“Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar që të përcjellin këtë konkurs në mënyre që të kemi jo vetëm aplikime të kandidatëve serioz, që do të angazhohen si inspektorë por të përmbyllim suksesshëm kësaj radhe këtë konkurs i cili u anulua në fillim të këtij viti”, deklaroi Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9, duke thënë se hapur konkursi në mënyrë elektronike për të angazhuar ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img