11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Lufta e Ilaz Kodrës do të jetë frymëzim për ushtrinë tonë që ta mbrojë Kosovën kurdo që ka nevojë

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalën e tij tha se e nderojnë figurën emblematike të UÇK-së, Ilaz Kodra, në 25 vjetorin e rënies së tij heroike.

Ai tha se Kodra i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

“I rritur e i formësuar në frymën kombëtare e patriotike që në rininë e tij, Ilaz Kodra s’kishte asnjë iluzion se Kosova mund të çlirohej pa luftë të armatosur, prandaj pikërisht për këtë arsye u bashkua me Adem Jasharin, Hamzë Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK-së. Ky grup patriotësh që i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë sonë e panë të parët lirinë e Kosovës, prandaj sakrifikuan çdo gjë që populli ta shohë e gëzojë i gjithë populli ynë. Sot u falemi me nderim që e dhanë jetën dhe sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia”.

Konjufca tha se Ilaz Kodra ra në mbrojtje të popullatës civile e cila po sulmohej në të gjitha anët nëpër fshatrat e Drenicës.

“Si një nga shokët e pandarë të Adem Jasharit pas rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit me 22 shtator 1998, u caktua edhe komandant i Brigadës 114 që tashmë mbante emrin “Fehmi Lladrovci”, i cili pastaj edhe në luftë do të njihej për organizimin e zonës dhe të të gjithave aksioneve kundër policisë dhe ushtrisë serbe. Pothuajse nuk kishte betejë në Drenicë e rrethinë ku Ilaz Kodra nuk kishte marrë pjesë”.

Konjufca tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “kapitulli më i ndritur i historisë sonë të shekullit XX, ndërsa Drenica i dha historisë heronjtë dhe dëshmorët – jeta dhe vepra e të cilëve është frymëzim për ne dhe brezat që do t’i lëmë pas”.

“Ashtu siç rezistenca e mëhershme e Tahir dhe Nebih Mehës kishte frymëzuar këta luftëtarë të Drenicës për ta nisur luftën çlirimtare e për të themeluar UÇK-në ashtu edhe lufta e familjes Jashari, Kodra e Lushtaku do të jetë frymëzim për ushtrinë tonë që do ta mbrojë Kosovën kurdo që të ketë nevojë”./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img