17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje Arsim Thaqi

Arsim Thaqi më nuk është trajner i Dritës së Gjilanit. Pas barazimit të Dritës me Dukagjinin në Klinë dhe rënien në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll, Thaqi të hënën ka dhënë dorëheqje.

Këtë e ka bërë të ditur Drita përmes faqes zyrtare.

Sipas njoftimit, Thaqi ka dhënë dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e deritashme.

“Pas shumë diskutimiteve, kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit, por që Thaqi ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin dhe ia pranoi dorëheqjen”, thuhet në njoftim.

Thaqi erdhi në vend të Ardian Nuhiut që kishte qëndruar gjatë te Drita.

Skuadra gjilanase po garon me Ballkanin për titull të kampionit, ndërsa është një pikë prapa ekipit suharakes.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img