12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i kërkon Qeverisë t’i shtyjë zgjedhjet në Veri: Ka tensione, më mirë të pranojmë një çerek humbje

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që zgjedhjet në veri të shtyhen.

Në seancën e Kuvendit, Haradinaj tha se procesi për të mbajtë zgjedhje ne veri tash nuk është i qëndrueshëm.

“Serbia po ushtron presion mbi qytetarët në Veri. Gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi, procesi i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi. Mostrajtimi i kësaj gjendje me seriozitet mund t’i thellojë pasojat në veri. Në rast se institucionet e Kosovës nuk heqin dorë nga zgjedhjet, qytetarët duhet të votojnë në stacione policore. Nuk duhet ta heshtim këtë gjendje më mirë të pranojmë një çerek humbje sot sesa një humbje të plotë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj.

I pari i AAK-së, i bëri thirrje qeverisë dhe presidencës që të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve, teksa përmendi edhe arrestimin e policëve të Kosovës.

“I bëj thirrje qeverisë ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe të marrin vendim për shtyerjen e zgjedhjeve. Është më mirë me u ndalë me kohë me gjetë një formulë me ecë përpara sesa me vazhdu me këtë fshehje. Katër policë të Kosovës sot janë në burg, mos lejoni me shku kësaj rruge”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img