15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Tre të arrestuarit për sulmin kundër Valon Sylës – deponohet kërkesa për një muaj paraburgim

Prokuroria Speciale pritet që sot gjatë ditë të parashtrojë kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar nga Zyra për Informim në Prokurorinë Speciale.

Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së“, kanë thënë nga Prokuroria.

Kujtojmë që autoritetet e sigurisë e kanë rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që cilësohej si sulm i lehtë trupor tani po hetohet nën veprën penale “terrorizëm”.

Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar të mërkurën.

Tre personat e arrestuar janë Kenan Hasani Okan Hasani dhe Lum Dervishi.

Syla është sulmuar të martën mbrëmje pas emisionit Pressing, ku është analist . Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img