15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Chelsea e mposht Tottenhamin

Chelsea e ka fituar derbin londinez ndaj Tottenhamit, në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat komod 2:0, sfidë që e dominuan shumicën e kohës.

Tottenham e nisi më mirë duke rrezikuar me anë të Emersonit, mirëpo dështoi nga afërsia.

Ishte Chelsea që kaloi në epërsi përmes Trevoh Chalobah që realizoi pas një asistimi fantastik të Conor Gallagherit (24’).

Chelsea kishte edhe disa raste përmes Cole Palmer për ta dyfishuar epërsinë mirëpo që anglezi dështoi t’i finalizonte.

Megjithatë, fitoren e vulosi i shumë kritikuari Nicolas Jackson me një gol të bukur me kokë nga gjashtë metra distancë (72’).

Me këtë fitore, Tottenham renditet në pozitën e pestë me 60 pikë derisa Chelsea zë vendin e tetë me 51 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img