14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.

“Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka shkruar ai.

Haradinaj konsideron se  kryeministri dhe kabineti i tij janë më të fokusuar në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit sesa në investime kapitale.

“Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit se sa në investime kapitale – aty ku hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti.”

Ai tha se fuqia punëtore po ikë çdo ditë, duke shtuar se “vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës”.

“Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të anulohen “ngritja e çmimit të tatimit në pronë, afatizimet dhe lojërat me pagesa të tatimit”.

“Ftoj qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit. Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img