15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Abraham shënoi ndaj Milanit, PSG dhe United e përcjellën nga afër

Tammy Abraham duket se po kalon muajt e fundit si futbollist i Romës, pasi në verë mund të largohet nga gjiganti italian.

Sulmuesi anglez është në vitin e tij të dytë në Olimpico, por edhe verën e kaluar ka pasur interesime kryesisht nga skuadrat angleze për të.

Në sfidën ndaj Milanit në fundjavë, Abraham realizoi gol derisa të pranishëm në shkallët e stadiumit ishin edhe përfaqësues të dy top klubeve evropiane.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë pasur drejtuesit e tyre në Olimpico për ta parë nga afër sulmuesin anglez.

25-vjeçari këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë me fanellën e Romës.

Chelsea ka një klauzolë për ta rikthyer në verë atë për 80 milionë euro, derisa ende nuk dihet nëse do ta aktivizojë ose jo.

Nga ana tjetër Roma është gati ta shes yllin e tyre nëse vije një ofertë e mirë financiare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img