13.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Gënjeshtrat komike të Albin Kurtit: Vetëvendosje ia solli pavarësinë Kosovës

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ish lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje.

Ai në emisionin Top Show ka deklaruar ishtë pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar.

Kurti, ka folur edhe për marrëdhëniet e tensionuara të Vetëvendosje me Ambasadën Amerikane dhe as nuk i ka kursyer akuzat ndaj ndërkombëtarëve në Kosovë që sipas tij, bëjnë në Prishtinë atë që nuk e bëjnë dot në vendet e tyre. E Në këtë situatë, Kurti është i bindur se disa politikanëve të Kosovës, iu pëlqen Amerika e Al Capone-s dhe i thonë të bardhës të zezë vetëm se ua kërkon ambasadori i USA.

Albin Kurti tashmë është gati që të futet brenda në godinën e qeverisë së Kosovës, madje ai i rrëfeu gazetarit Alban Dudushi, se për herë të parë këtë vit, sondazhet e ndërkombëtarëve e nxjerrin Vetëvendosjen partinë e parë. Kurti flet edhe për koalicionet e mundshme që ai mund të krijojë.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhen të bashkohen, ndërsa kërkon që të investohet më shumë tek ushtria për sa kohë që fqinjët tanë mund të përfitojnë nga dobësia jonë.

Deputeti i Vetëvendosje Albin Kurti ka rrëfyer edhe se me cilat parti shqiptare në rajon ndihet më afër, vezët që u hodhën mbi kryeministrin Rama nga aktivistët e Vëtëvendosje, por edhe rajonin e trazuar ballkanik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img