20.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Uran Ismajli: PDK e para, motor i projekteve madhore në vend

Partia Demokratike e Kosovës është trashëguese e vlerave të UÇK-së njëkohësisht sjellë një energji dhe dinamikë në jetën politike, ka vlerësuar nënkryetari i kësaj partie Uran Ismajli.

“Angazhimi im në PDK, është prej momenteve më të çmuara në jetë, një mundësi të kontribuoj për shtetin. Që nga shpallja e pavarësisë shteti i Kosovës ka pasur dinamikë të madhe në infrastrukturë, arsim e rritje të pagave, shumë prioritete që janë të prekshme për qytetaret, e të cilat ishin të pakapshme për atë kohë, nëse flasim për vitin 2007. Mirëqenia e qytetarit është ngritë me qeverisjen e PDK-së”, ka thënë Ismajli në emisionin Zona B në Klan Kosova.

Tutje ai ka thënë për PDK-në që ka realizuar projekte madhore dhe se është parti e cila ka vizion të qartë përderisa pakënaqësitë e qytetarëve me qeverisjen i sheh në raport me pritshmëritë ndaj kësaj partie.

“Ka rritje të pakënaqësisë tek qytetarët, por mendoj që shpesh herë qytetarët e shohin PDK-në si një motor të zhvillimeve të mëdha, nga ne presin edhe më shumë se sa që është duke u bërë, sepse jemi ideatorë të zhvillimeve dhe të projekteve të mëdha. Kjo e bën PDK-në numër një në Kosovë” deklaroi Ismajli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img