8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Gashi thotë që nëse Kurti e bën Asociacionin, kam me e gjuajt me gazlotsjellës në shtëpinë e tij

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ka elemente të Asociacionit, të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, atëherë ai do të gjuajë Kurtin me gazlotsjellës në shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe të Prishtinës.

“Na këtu jemi të gjithë që dijmë me lexu e me shkru. Nëse del që Kurti fut në dokumentin final, kompetenca për serbët që janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë unë do të bëj diçka. Unë nuk do të mjaftohem me kritika në studio e as në shkrime. As me protesta besa”, tha ai në T7.

“Por do të bëjë atë që e ka thënë ai vet. Nëse e formoj Asociacionin ka thënë mund të gjuani gaz në qeveri. Por jo, unë do të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe që të gjuaj gaz”, shtoi Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img