25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

DASh: Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria

Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për Kosovë.

Në seksionin e dytë ku flitet për respektimin e lirive civile, flitet edhe për raportet e mediave me qeverinë dhe institucionet publike.

Në raport përmendet edhe fakti që informacionet nga këto institucione janë vështirë për t’u poseduar nga gazetarët.

Vazhduan raportet e besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu minuan pavarësinë e medias. Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë akses në dokumente publike“, thuhet mes tjerash në raport.

Aty gjithashtu përmendet edhe raportimi i AGK-së se po sulmohen kur mbrojnë gazetarët.

Që nga tetori, Institucioni i Ombudspersonit ka pranuar dy ankesa lidhur me kufizimin e lirisë së shprehjes në mediat sociale nga qeveria. Një ankues pohoi se Ministria e Shëndetësisë fshiu komentet e ankuesit dhe bllokoi aksesin e tij në faqen e mediave sociale të ministrisë në qershor dhe korrik. Ankesa tjetër kishte të bënte me një oficer policie, i cili pretendoi se ishte pezulluar nga shërbimi pasi postoi në Facebook një pretendim se qeveria ua mbajti pagën jashtë orarit oficerëve të policisë si një masë për të kursyer koston. Të dy hetimet mbetën në vazhdim“, thuhet tutje në raportin e DASh-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img