22.6 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Fundjava sjell dy super derbi në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e tetë.

Kjo xhiro do të sjellë dy super derbi, të shtunën dhe të dielën.

Nesër, dy ekipet e para në tabelë, Ballkani e Llapi do të përballen mes vete në Suharekë.

Të dyja këto ekipe kanë nga 16 pikë, por Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nesër po ashtu zhvillohet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Malishevës.

E të dielën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan do të luhet derbi i madh i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.

Përveç kësaj, të dielën Dukagjini në Klinë do ta presë Feronikelin 74.

Kurse të hënën, Fushë Kosova përballet me Prishtinën, po ashtu në Lipjan.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img