Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit. 

Në orët e para të mëngjesit, Policia ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

Aksioni tanimë ka përfunduar.

Pamjet i ka publikuar Radio Televizioni i Kosovës.